Ora News – Rama më shumë se 90 minuta me ambasadorët, i pranishëm edhe Lu

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, Kryeministri Edi Rama ka takuar në vilën 30 ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian. Në takim mësohet se kryeministri ka informuar ambasadorët për situatën politike në vend pas protestës 27 ditore të opozitës dhe kërcënimit të saj për të mos marrë pjesë në zgjedhje nëse nuk krijohet qeveri teknike. Takimi u zhvillua pas një seri takimesh që ambasadorët kryen me liderin demokrat, Lulzim Basha.
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian janë të shqetësuar për situatën ku ndodhet Shqipëria teksa opozita gjendet në rrugë dhe kërcënon me bojkot të zgjedhjeve.
Pas drekës me kreun e opozitës, Lulzim Basha, ambasadorët kanë takuar në mëngjesin e së premtes edhe Kryeministrin Rama.
Për më shumë se 1 orë e 30 minuta, ku pjesëmarrës ishte edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, si dhe ministri i jashtëm, Ditmir Bushati, fokusi i bisedës mësohet të ketë qenë kriza politike në vend, ku kryeministri Rama ka informuar ambasadorët mbi situatën që po kalon vendi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-takim-me-ambasadoret-e-be/

Recommended