Ora News –Basha drekë me Ambasadorët e BE: Diskutuam për daljen nga kriza

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe aleatët e tij opozitarë kanë drekuar me një pjesë të Ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian me të cilët ka diskutuar për krizën politike. Basha deklaroi se ai është në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa tha se në drekë është diskutuar se si mund të dilet nga kriza ku qeveria sipas tij ka zhytur vendin.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bashkë me aleatët e tij opozitarë në ditën e 24 të protestës, drekoi me disa nga Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Europian.
Në përfundim të drekës, Basha deklaroi se opozita është në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa sipas tij është diskutuar për krizën politike.
Basha: Ne jemi në bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët, alearët tanë europianë dhe amerikanë. Ky ishte një takim, një drekë pune në kuadrin e bashkëbisedimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm dhe të frytshëm të opozitës së bashkuar me aleatët dhe parnerët tanë europianë. Diskutuam zhvillimet politike dhe rrugëdaljen nga kriza politike ku e ka futur vendin pamundësia e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një qeveri të bërë njish me krimin dhe drogën.
Në takim mungoi Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, por për këtë Basha dha këtë arsye:
Basha: ?Kemi një bashkëbisedim të vazhdueshëm me partnerët dhe aleatët tanë europianë dhe amerikanë që vazhdojnë në të gjitha format dhe formatet. Kishte dhe mungesa të tjera është një bashkëbisedim i vazhdueshëm?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-dreke-pune-me-ambasadoret-e-be/

Recommended