Report TV - 'Bunk’Art 1' e 'Bunk’Art 2' hapur për të gjithë vizitorët Ditën e Verës

  • 7 years ago
Muzeu kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist, ?Bunk?Art 1? dhe ?Bunk?Art 2?, ka përzgjedhur një foto pranverore për të uruar shqiptarët per Ditën e Verës dhe për ti njoftuar se do jetë i hapur për vizitorët dhe të interesuarit.

Në një postim në Facebook, thuhet se ? [?] [?] Gëzuar Ditën e Verës. [?] [?] Me date 14 Mars #BunkArt1 dhe #BunkArt2 do të jenë të hapur për të gjithë vizitoret. Ju mirepresim [?] [?] [?] [?] [?] ?.

Muzeu ?Bunk?Art 2? ndodhet pranë Ministrisë së Brendshme në Tiranë dhe ze një sipërfaqje prej 1.000 metrash katrorë dhe përbëhet nga 40 dhoma, të cilat prezantojnë historinë nga viti 1912 deri në 1991-shin përmes fakteve të marra nga Arkiva e Shtetit dhe Ministria e Brendshme.

Nga dhoma në dhomë, historia shpaloset që me krijimin e Xhandarmërisë së parë, Xhandarmërinë e Mbretërisë zogiste, Policinë Popullore, për të vijuar me kampet me telat me gjemba, e deri te burgjet, internimet dhe dëbimet. Një dhomë më vete i dedikohet edhe mënyrës sesi përgjoheshin të huajt, që ndodheshin në vendin tonë gjatë periudhës së dikaturës.

Muzeu ?Bunk?Art 2? u hap në nëntor të vitit 2016 në kujtim të viktimave të terrorist komunist, pas atij të ?Bunk?Art 1? në perifiri të Tiranës.

Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë të madhe Muzeve BunkArt1 dhe BunkArt2 kushtuar viktimave që vuajtën terrorin komunist dhe fluksi i vizitorëve vendas dhe të huaj rritet çdo ditë, por dhe Ditën e verës do të presin vizitor.