Report Tv-'Nata e Bardhë’ në Tiranë,Bunk'art dhe institucionet hapur gjatë gjithë natës
  • 5 years ago
Siç është bërë traditë për festën e Çlirimit të Shqipërisë, Tirana do të kulmojë edhe këtë vit me një koncert madhështor dhe aktivitete të tjera artistike dhe historike. Drejtoresha e Promovimit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame u shpreh për gazetaren e Report Tv, Esiona Konomi se ndryshe nga vitet e mëparshme, sheshi ?Skënderbej? do të elektrizohet nga energji pozitive që do të përcjellin jo këngëtarët e huaj, por ato shqiptarë.

?Këtë vit do të kemi këngëtarë nga veriu si Elhaida Dani, nga Vlora do të kemi Aurela Gaçen dhe në fund do të shkojmë në Kosovë me Vesa Lumen?, bëri të ditur Julinda Dhame emrat e këngëtareve pjesëmarrëse në koncertin e 74 vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.

Megjithatë, Dhame theksoi se aktivitetet do të shtrihen edhe tek Teatri i Kukullave, Muzeu i Gjetheve, Muzeu Kombëtar, Bunk?arti dhe tek Bashkia e Tiranës, të cilat do të jenë të hapura përgjatë gjithë natës për qytetarët.

Drejtoresha e Promovimit u shpreh se krahas argëtimit artistik, i është dhënë mjaft rëndësi edhe atij historik. Sipas saj, Tirana ka që dje që është ?pushtuar? nga qytetarë nga të gjitha trevat e Shqipërisë dhe këtyre të fundit i bëri thirrje që sot në darkë do të ketë shumë fishekzjarre, ?për një atmosferë që nuk është parë ndonjëherë?.

Si një tematikë mjaft e nxehtë e ditëve të fundit, Julinda Dhame garantoi se atmofera e sotme nuk do të cënohet nga fishekzjarret, pasi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rreziqeve të mundshme.

?Janë marrë masat e duhura. Jemi të kontrolluar dhe të monitoruar. Kemi Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake në shesh. Kemi marrë të gjitha masat që eventet tona në sheshin ?Skendërbej? , që mendojmë se do kemi dhe më shumë njerëz, të jenë të sigurt të gjithë?, garantoi ajo.
Recommended