Ora News – Koka: Pastrimi i shtretërve të lumenjve, detyrë e Bashkive

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkitë duhet të marrin masa për pastrimin e lumenjve në territorin e tyre në të kundërt do të përballen me masa ndëshkimore. Kështu është shprehur Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, gjatë inspektimit të lumit të Tiranës, duke shtuar situata e mbetjeve në vend është kritike.
Ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u ka bërë thirrje kryetarëve të Bashkive të marrin masa për pastrimin e lumenjve që kanë në territor në të kundërt do të vijojnë masat ndëshkimore ndaj tyre pasi sipas Ministrit situata e mbetjeve në vend është kritike.
Koka: Ata duhet ta kuptojnë tashmë, reforma administrative nuk është bërë e atillë që të administrojnë vetëm ato zona urbane të asfaltuara. Tashmë qyteti i tyre është shumë më i madh dhe duhet ta administrojnë dhe i rëndësishëm është edhe një lumë, e rëndësishme është edhe një pjesë me kullotë, edhe një pjesë me lëndë drusore dhe pyje.Të gjithë këto komponentë e bëjnë një qytet të jetohet më cilësisht.
Apeli i Ministrit vjen në kuadër të çeljes së fushatës për pastrimin e lumenjve dhe ditën e tokës që është në 20 prill.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/koka-pastrimi-i-shtreterve-te-lumenjve-detyre-e-bashkive/

Recommended