Report TV - ''Bunkerët streha e jetës së egër'' lakuriqët e natës në Bunk'Art 1

  • 7 years ago
Kush mund ta mendonte se bunkerët e diktaturës që nuk shërbyen kurrë për luftën imagjinare të diktatorit me armiqtë, mund t?i shërbenin diversitetit natyror e të krijonin habitatin më të mirë për lakuriqët e natës...

Në Bunk'Art 1 është hapur pasditen e së premtes ekspozita e lakuriqëve unikë të natës që gjenden në Shqipëri, të titulluar ?Bunkerët streha e jetës së egër?.

Ekspozita u çel me rastin e ditës ndërkombëtare të jetës së egër, që festohet më 3 mars. Çelik Rrupli çeli aktivitetin dhe theksoi se BunkART 1 dhe bunkerët në trojet shqiptare po konsiderohen si vende të rëndësishme edhe për mbrojtjen e natyrës.

Ndërsa Adriana Petri përfaqësuese e agjencisë kombëtare të zonave të mbrojtura u shpreh se prezenca e jetës së egër në Shqipëri, po rrit ofertën turistike.

Recommended