Report TV - Sezoni turistik, policia masa për ndotjen akustike, në fokus lokalet e natës

  • 5 years ago
Për sezonin turistik veror 2019 janë marrë masa për garantimin e pushimeve të qeta dhe të sigurta për të gjithë pushuesit në zonat turistike dhe plazhe, ku një ndër më kryesoret është menaxhimi i nivelit të zhurmave në qendrat urbane, zonat turistike dhe ato bregdetare.

Kështu ka bërë me dije Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike, Drejtuesi i Lartë Gjovalin Loka gjatë një konference për mediat.

Këto veprime janë ndërmarrë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me institucione të tjera të ngarkuara me përgjegjësi në kuadër të task ? forcës për sezonin veror, veprime të cilat sipas Lokës erdhën nga ankesat që kishin shkuar në muajin qershor në polici, për prishje të qetësisë së pushuesve nga muzika e lartë nëpër lokale.

?Nisur nga disa ankesa të ardhura në adresë të Policisë së Shtetit gjatë muajt Qershor 2019, për prishje të qetësisë së pushueseve si pasojë e muzikës së lartë që gjenerojnë lokale të ndryshme, jo vetëm në zonën bregdetare, por edhe në zona të tjera urbane, si dhe në zbatim të porosive të lëna në takimin e fundit nga Kryeministri i vendit dhe Ministri i Brendshëm, me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë, për reagim të menjëhershëm të Policisë së Shtetit lidhur me këtë, Policia e Shtetit ju bën thirrje të gjitha subjekteve që ushtrojë biznes disko, lokale nate, apo me muzikë "LIVE", që të respektojnë në mënyrë rigoroze kufizimet e orareve dhe të ndotjes akustike në mjedis sipas përcaktimeve të bëra në aktet ligjorë që janë ora 23:00 në ditët e javës dhe ora 24:00 në fundjavë.?- sqaron Lako.

Ndërkaq ai bën me dije se Policia do të ushtrojë kontrolle të vazhdueshme dhe do ndëshkojë çdo subjekt që lejon zhurmë tëj normave.

Recommended