Ora News – Imzot Prenushi “kthehet” në Tiranë, eshtrat në katedralen e “Shën Palit”

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë që për 1 javë të kryejnë nderimet pranë eshtrave të At Vinçens Prenushit. Eshtrat do të qëndrojnë në katedralen ?Shën Pali? deri të dielën ku më pas do të zhvendosen në Dioqezën e Durrësit ku edhe do të mbahet ceremonia e varrimit.
Kanë mbërritur në katedralen ?Shën Pali? eshtrat e At Vinçens Prenushit. Në një ceremoni të veçantë, eshtrat u vendosën në sallën e madhe të katedrales dhe do të qëndrojnë aty për një javë, për tu zhvendosur më pas në kishën e Durrësit aty ku do të bëhet edhe ceremonia e varrosjes.
Monsegnior George Frendo tha se ndjehet i nderuar që më në fund eshtrat e Prenushit janë mbledhur dhe se të gjithë besimtarët mund të kryejnë nderime gjatë kësaj jave në kishë.
Vinçens Prenushi u pushkatua 19 mars të 1949 pasi nuk iu përgjigj kërkesës së diktatorit Enver Hoxha për të krijuar një kishë kombëtare antagoniste me atë të Romës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/imzot-prenushi-kthehet-ne-tirane-eshtrat-ne-katedralen-e-shen-palit/

Recommended