Mundësi për bursa studimi për studentë dhe të rinjtë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me nismën dhe përkujdesjen e Ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u zhvillua sot në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme aktiviteti ?Dita e Hapur: Mundësitë për Bursa studimi për studentë dhe të rinj?.
Kjo nismë, e ndërmarrë për herë të parë, kishte si qëllim njohjen me mundësitë që vende të ndryshme të botës ofrojnë për nxënës dhe studentë shqiptarë për nivele të ndryshme të edukimit.
Ministria e Punëve të Jashtme në bashkëpunim me 13 ambasada të vendeve të ndryshme të akredituara në Shqipëri informuan pranë stendave të tyre më shumë se 200 pjesëmarrës, nxënës dhe studentë të ekselencës, me programet e ndryshme arsimore që ofrohen nga vendet e tyre si dhe mundësitë dhe procedurat për përfitimin e bursave studimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mundesite-per-bursa-studimi-per-studente-dhe-te-rinjte/

Recommended