Ceremonia te Universiteti i Sporteve/ Diplomohen 16 të rinjtë e parë për Menaxhim Sporti dhe Turizmi

  • 5 years ago
Studentët e disa fakulteteve të vendit po protestojnë prej disa ditësh për realizimin e 8 kërkesave, protestë që vijon megjithëse qeveria ka shprehur angazhimin për të përmbushur secilën prej tyre, madje edhe më shumë për një arsim të lartë më cilësor. Por, jo të gjithë studentët po protestojnë! Në universitetin e Sporteve në Tiranë, mësimi vijon normalisht, madje kjo e martë ka qenë një ditë e veçantë për 16 të rinjtë e parë që u diplomuan në nivelin e dytë të studimeve, master professional për Menaxhim Sporti dhe Turizmi. Por, diplomimi i studentëve nuk është i rëndësishëm vetëm për të rinjtë, prindërit e tyre dhe arsimin, por edhe për tregun e Turizmit, që sipas ministrit Klosi ka nevojë për profesionistë që e bëjnë turizmin me standarde dhe shërbime cilësore, për të pritur vitin e ardhshëm më shumë turistë.

?Ne sot kemi mundësinë reale në Shqipëri që të pranojmë më shumë turistë, por pranimi i më shumë turistëve do të thotë pranimi i më shumë shërbimeve dhe kush do të jenë në menaxhim, psh në Federatën Shqiptare të Rafting ne kemi problem shumë të madh. Ka hapësira të dyfishohet, trefishohet, katërfishohet si biznes, por nuk kemi guida. Të njëjtën gjë me alpinizmin, të njëjtën gjë me ecjet në natyrë, me guidat profesionale të cilat ne nuk kemi element të kualifikuar dhe zgjedhja që kanë bërë këto djem e vajza të shkëlqyera është një zgjedhje e drejtë për më shumë punësim?, tha ministri Klosi, i pranishëm në ceremoninë e diplomimit të 16 studentëve në Universitetin e Sporteve.

Ministri Klosi komentoi indirekt edhe debatin e krijuar ditët e fundit për arsimin e lartë, për të cilin mendon se mbi të gjithë janë universitetet ato që drejtojnë studentët drejt një arsimi më cilësor dhe që lidhet direct me tregun e punës.

Recommended