Kërpaçi: Dy prioritetet e LSI, arsimi dhe punësimi! Armata jonë për zgjedhjet janë të rinjtë

  • 3 years ago
Kur partitë politike kanë nisur përgatitjet për fushatën elektorale, vëmendja e tyre është përqendruar te formimi i armatës që do t?i garantojë rezultate me të mira në zgjedhjet elektorale.

Disa prej tyre kanë kthyer sytë drejt figurave të vjetra, të cilat zotërojnë një elektorat të gjerë. Por Lëvizja Socialiste për Integrim, do ta përqendrojë energjinë kryesore te të rinjtë, me shpresën se me ta, do të sjellë ndryshimin.Për kryetaren e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, njerëzit janë lodhur nga politika e lidhur me krimin, ndaj ajo shpreson që t?i jepet një shanc të rinjve për të qeverisur.

?Jemi partia e të rinjve, jetën e përditshme e kemi të lidhur çdo ditë me të rinjtë, prandaj bashkë me ta do të udhëheqim këtë aksion politik dhe zgjedhor për të bërë ndryshimin që kërkohet, me këtë front opozitar padyshim që ky ndryshim do të vijë? shprehet Kërpaçi.

Për këtë, ish deputetja, zbulon edhe dy prioritetet e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

?Arsimi cilësor i lidhur me një arsim të mirëpaguar dhe të sigurt janë dy shtylla dhe dy angazhime shumë të rëndësishme për të bindur të rinjtë për të qëndruar në Shqipëri dhe për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre? thotë ajo.

Duke komentuar edhe thirrjen e ambasadores Kim, ish deputetja e LSI, e konsideron forcën politike që bën pjesë një shembull për tu ndjekur nga të gjitha partitë, për sa i përket pastërtisë dhe integritetit të kandidatëve me të cilët ka garuar në zgjedhje. Kërpaçi hedh akuza ndaj qeverisë Rama se po promovon figura politike të lidhura me krimin. Kritika ndaj kryeministrit shpreh edhe për strategjinë e ndjekur për nisjen e vitit të ri shkollor, duke u shprehur se prindërit dhe nxënësit nuk mund të informohen me statuse në facebook.

Recommended