Top News - Gigi Hadid dhe Zayn Malik, prindër për herë të parë, modelja sjell në jetë një vajzë
  • 3 years ago
Ish-këngëtari i One Direction, Zain Malik dhe modelja amerikane Gigi Hadid, janë bërë prindër të një vajze të shëndetshme dhe të bukur.


Duke njoftuar për ngjarjen në twitter, 27 vjecari Malik, ndau një foto bardhë e zi të dorës së vogëlushes që kishte kapur gishtin e tij. ?Dashuria që ndjej për këtë qënie të vogël njerëzore është përtej cdo imagjinate?, shkruante ai përkrah fotos.

25 vjecarja Hadid, konfirmoi në prill se ajo ishte në pritje të një fëmije, kur u shfaq në Tonight Show, me Jimmy Fallon. Ajo tha atëherë se ajo dhe malik, ishin shumë të lumtur dhe mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e të gjithëve. Cifti është bashkë që nga fundi i 2015.

Malik, është anëtari i tretë i One Direction që bëhet baba. Louis Tomlinson u bë baba i një djali në janar 2016 dhe Liam Payne, ka një djalë tre vjecar me këngëtaren Cheryl. Njoftimi për ardhjen në jetë të vogëlushes erdhi vetëm pak orë pasi këngëtari publikoi një pjesë të krijimit të parë të ri të tij që nga albumi i 2018-ës, Icarus Falls.

Malik, postoi një pjesë të vogël të këngës Better, duke njoftuar se e plotë ajo do të prezantohet të premten. Më herët këtë javë, babai i Hadid, Mohamed, shkroi në instagram se ai po priste me padurim beben. ?Gjyshi është këtu dhe po pret të të takojë?shumë i emocionuar?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ZainMalik#GigiHadid#TopChannel
Recommended