Ora News – Marrëveshje me Japoninë për kadastrën dixhitale, Rama: Hap për të bërë shtet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka nënshkruar një marrëveshje me Japoninë për kadastrën dixhitale, e cila do të shërbejë si baza kryesore infrastrukturore për të zgjidhur problemet që kanë qytetarët me pronat. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, kryeministri Rama e quajti këtë projekt si një tjetër hap drejt rrugës për të bërë shtet.
Rama: Është një projekt që na jep mundësinë të vendosim një kufi ndarës mes çerekshekulli ngatërresa, rrëmujë, konflikte në gjithë fushën e të drejtave të pronës. Është një hap kolosal në rrugën për të bërë shtet.
Për të përshkruar gjendjen në të cilat ndodhen hartat sot, Kryeministri solli rastin e një familjeje që humbi pronën për shkak të një të çare të krijuar në hartë.
Rama: Më lejoni të sjell në vëmendjen tuaj, një dëshmi të një familjeje, e cila humbi pronën në gjyq për shkak se harta në zonën ku gjendjet prona e kësaj familjeje ishte me vrimë. Prona e asaj familjeje humbi në një nga këto vrima. Në vendimin e gjykatës thuhet: ?Gjykata nuk mund të vendosë për pronën në fjalë, pasi ajo gjendet në vrimën e hartës.?

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marreveshje-me-japonine-per-kadastren-dixhitale-rama-hap-per-te-bere-shtet/

Recommended