Vrasja e Kurtit, shtyhet pretenca për Mark Frrokun, kërkohen 16 vjet burg për bashkëpunëtorin

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pretenca për ish-deputetin, Mark Frroku, pritet të jepet në 28 shkurt. Edhe këtë here organi i akuzës nuk ka mundur të lexojë konkluzionet përfundimtare të hetimit dhe shkak është bërë mungesa e vetë të pandehurit dhe avokatit të tij. Ndërkohë në një tjetër proçes, organi i akuzës ka kërkuar dënimin me 16 vjet burg për bashkëpunëtorin e Frrokut, Kristian Marinaj.
Për të dytën herë, Prokuroria nuk ka mundur të japë pretencën për ish-deputetin Mark Frroku, ndërsa ka kërkuar 16-vjet burg për bashkëpunëtorin e tij Kristjan Marinaj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shtyhet-pretenca-per-frrokun-kerkohen-16-vjet-burg-per-bashkepunetorin/

Recommended