Ora News – Ministeriali i NATO-s, Kodheli: Shqipëria e gatshme të marrë përgjegjësitë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjatë punimeve të takimit të Ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, ministrja Mimi Kodheli vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, si dhe solli në vëmendje angazhimet e deritanishme të Shqipërisë dhe gatishmërinë për të marrë përgjegjësitë e veta.
Darka e punës e Ministrave të Mbrojtjes, u ndal në lidhjen Transatlantike dhe vendimet e fundit të BE-së për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të saj.
Ministrja Kodheli theksoi rëndësinë e bashkëpunimit NATO-BE, si një shtyllë kyçe për mbajtjen e paqes dhe sigurisë në zonën Euro-Atlantike.
Duke vijuar, ajo theksoi se ky bashkëpunim mbetet i rëndësishëm dhe duhet të fokusohet në krijimin e kapaciteteve të përbashkëta, duke parë mangësitë reciproke.
?Gjithashtu, bashkëpunimi NATO-BE ka një vlerë të shtuar në adresimin e Projektimit të Stabilitetit përtej kufijve europianë, në veçanti. Në këtë kontekst, Shqipëria ka dedikuar burime dhe kapacitete, siç janë angazhimi në Afganistan, Kosovë, detin Egje, Gjeorgji, në Mali, por edhe ne Irak, në kuadër të koalicionit global kundër ISIS?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ministeriali-i-nato-s-kodheli-shqiperia-e-gatshme-te-marre-pergjegjesite/

Recommended