Report TV - KLSH: Albpetrol 15 mld lekë dëm ndaj buxhetit të shtetit

  • 7 years ago
Një auditim i kryer nga KLSH në Albpetrol ka konstatuar se kjo Shoqëri shtetërore i ka shkaktuar arkës së shtetit një dëm prej afro 150 milionë dollarësh, 30 milionë prej të cilave nga ARMO.

Raporti përfundimtar i Kontrollit të Lartë të shtetit zbardh që pavarësisht se ARMO i është rikthyer punës në vitin 2016, Albpetrol nuk ka arkëtuar prej saj një borxh prej më shumë se 3 miliardë lekësh. Sipas KLSH, borxhi nuk është arkëtuar edhe pse një vendim gjykate I vitit të shkuar detyronte Albpetrol-in t?i merrte ARMO-s borxhin bashkë me kamatvonetsat.

?Megjithëse uzina e përpunimit të thellë të naftës prone e ARMO sha është vënë në punë (kjo e konfirmuar dhe nëpërmjet mediave), Albpetrol SHA nuk ka kryer asnjë veprim arkëtimin e detyrimeve të mësipërme?, thekson KLSH në raportin përfundimtar.

Recommended