Ora News - Debati për bordin e ONM, Krasniqi: Alibi për të bllokuar vettingun

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatin më të fundit institucional lidhur me krijimin e Bordit të ONM, analisti Afrim Krasniqi është jo seriozitet dhe një autogol i shtetit shqiptar në aspektin e sjelljes diplomatike.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Krasniqi tha se Bordi Ndërkombëtar është një mekanizëm mes SHBA dhe BE është për të kordinuar çështjen e ekspertëve dhe Misionit Ndërkombëtar që është në Kushtetutë.
Krasniqi: Kur Misioni Ndërkombëtar erdhi në Shqipëri në muajin shkurt lajmëroi krijimin e një Bordi Ndërkombëtar. Por nga letra e Ministrit të Drejtësisë dhe Integrimit, por edhe nga përgjigjia e Presidentit të Republikës që ktheu sot në mënyë zyrtare në adresimin ndaj disa institucioneve, kjo çështje kthehet në çështje institucionale. Është shumë e habitshme sesi problematika të tilla arrijnë të lënë atë që është fakt dhe atë që është sjellje etike zyrtare dhe të arrijnë të shnderrohet në një debat të madh politik. Kushdo që ka pasur akses në reformën në drejtësi dhe janë një numër i madh individësh përfshirë dhe disa prej zyrtarëve konkretë ose stafeve të tyre, e dinë shumë mirë se çfarë është Bordi Ndërkombëtar dhe e dinë shumë mirë se çfarë funksioni ka në raport me Misionin e Monitorimit dhe në raport me Shqipërinë. Ky është një Bord mes SHBA dhe BE dhe është për të kordinuar çështjen e ekspertëve dhe Misionit Ndërkombëtar që është në Kushtetutë. Nuk është Bordi në Kushtetutë, është Misioni në Kushtetutë. SHBA dhe Brukseli kanë rënë dakort të krijojnë një nivel përfaqësimi të lartë për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet që lidhen ndoshta dhe me çështjen financiare, zgjedhjen e ekspertëve, raportet, monitorimin e progresit të Shqipërisë dhe elementë të tjerë. Tu kërkosh llogari Brukselit dhe Uashingtonit pse keni krijuar një Bord midis jush që merret me Shqipërinë, kjo është një gjë joserioze për shtetin shqiptar dhe një autogol në aspektin e sjelljes diplomatike.
Duke komentuar letrën e Ministrit Vasili, Krasniqi e lexon si një lloj alibie për të goditur vettingun.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/debati-per-bordin-e-onm-krasniqi-alibi-per-te-bllokuar-vettingun/

Recommended