“Zbulohet” sheshi Skënderbej, vijojnë punimet - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Te gjitha rrugët kryesore te cojne drejt qendrës edhe pse prej kohesh sheshi nuk është me per automjetet. Brenda rrethimit mijëra metrash katrore ka nisur shtrimi i gurëve. Ky proces po behet nga ustallarë te cilët po matin me pëllëmbe çdo pjese te sheshit e me pas vendosin gurët. 48 kilogram peshon nje pllake guri, te gjitha katroret, jo te rrëshqitshme, me nuanca te ndryshme, madje e llogaritur edhe per ngarkesa te mëdha apo makina ne raste ceremonish te veçanta. Dy punëtore angazhohen per ngritjen dhe vendosjen e çdo pllake mbi shesh. Shtrimi i pllakave nuk behet i rastësishëm. Ngjyrat dhe nuancat e gurëve përzgjidhen dhe monitorohen duke respektuar projektin. Ne pjesën lindore te sheshit ?Skenderbej?qe është ne fazën e shtrimit, pllakat janë te kuqërremta dhe nuanca te përafërta te kësaj ngjyre. Ndërsa ne te gjithë qendrën tregon koordinatori i projektit, do te kete katër ngjyra pllakash. 100 shatërvanë te lartësive dhe llojeve te ndryshme do te derdhen mbi shesh. Ndërsa 2 mije peme, pishe, bredh, manjola, portokalle e limona dhe 95 lloje te tjera do te mbillen përreth sheshit. Ndërsa ne pjesën perëndimore te sheshit, dy kate nen toke po përfundon parkimi publik me 300 vende. Ne fundjave nje pjese e tij do te shfrytëzohet edhe si treg nga fermerët e Tiranës. Ne fund te majit qendra pedonale dhe parkimi nëntokësor do te hapet për qytetaret. Me pas nis faza e dyte e projektit melulishtet mes institucioneve te qendrës.
Recommended