Sheshi “Skënderbej” drejt mbylljes - News, Lajme - Vizion Plus
  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Reduktoni lëvizjet me makine ne qendër te Tiranës. Madje filloni te mësoheni se kjo zone nuk do te jete me per automjetet. Sheshi? Skenderbej? nga Muzeu Historik deri tek hotel ?Dajti? ne nje te ardhme te afërt do te jete vetëm i këmbësoreve. Ne shesh dhe përreth tij po punohet per përfundimin e unazës se vogël, ndërsa ne zonën e qendrës po ndërsyet per lirimin e hapësirave te zëna. Bashkia do te vijoje prishjen e lokaleve ne krah te Teatrit te Operas dhe Baletit ne funksion te sheshit pedanal. Pritet shembja e godinës se INSIG-ut dhe disa shtëpive private pas hotel Tiranës per te përmbyllur gjurmën e unazës se vogël. Për shkak te punimeve jane bllokuar disa rruge brenda qendrës, ndërsa lëvizja e automjeteve është devijuar ne akse paralele. Prej dy ditësh është mbyllur segmenti pranë Muzeut Historik qe zbret ne rrugën e Durrësit. Ndërsa mjetet qe ngjiten nga kjo rruge per ne shesh, detyrimisht duhet te kthehen djathtas per te vazhduar ne drejtim te Bankës se Shqipërisë per t?u ngjitur me pas ne segmentin pranë Partisë Socialiste apo te dalin ne unaze. Devijimet e rrugëve ketë periudhe do te jene te shpeshta dhe te kushtëzuara nga punimet ne terren. Bashkia u ka bere apel qytetareve qe ketë jave te evitojnë qarkullimin ne qendër. Sipas afateve, ne qershor parashikohet te përfundoje ndërtimi i unazës se vogël dhe menjëherë pas saj nis puna për projektin e sheshit ?Skenderbej?.
Recommended