Manja: Sheshi? Të presim gjykatën - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mazhoranca ka vendosur te shmange komentet per anëtarin e këshillit te larte te prokurorisë, Bujar Sheshi derisa te shprehet gjykata nese ai ka qene apo jo bashkëpunëtor  i sigurimit te shtetit. Edhe pse autoriteti per informim per dokumentet e ish-sigurimit te shtetit ka deklaruar se prokurori sheshi ka qene bashkëpunëtor, kryetari i Komisionit te Ligjeve Ulsi Manja deklaron se duhet pritur zgjidhja e ceshtjes se ne gjykateManja ka sqaruar se komisioni nuk do te beje asnje lëvizje per kete çështje, as nuk do te thërrasë ne seance dëgjimore autoritetin per hapjen e dosjeve.Një dite me pare komisioni i ngritur nga parlamenti per monitorimin e zbatimit te reformës ne drejtësi rekomandoi marrjen e masave nga Këshilli i Larte i Prokurorisë per ceshtjen e Bujar Sheshit si dhe i kërkoi Komisionit te Ligjeve te thërrasë autoritetin e dosjeve per te sqaruar te gjithë procedure e ndjekur ne kete rast.
Recommended