Vijojnë kërkimet për të zhdukurit në Xhenova - News, Lajme - Vizion Plus
  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kërkimet për të gjetur viktima të tjera nën rrënojat e urës Morandi në Genova të Italisë nuk janë ndalur. Dyshohet se trupat e të paktën 10 personave mund të jenë nën gërmadha, pavarësisht se shpresat për të gjetur të mbijetuar janë shumë të pakta.



Deri më tani numri zyrtar i viktimave të konfirmuara është 38, mes tyre 3 fëmijë dhe 2 shtetas shqiptarë. Ndërsa 15 të plagosur po trajtohen në spital, 2 prej të cilëve janë në gjendje kritike



Departamenti i Mbrojtjes Civile ka thënë për mediat se kërkimet nuk do të ndalen deri në gjetjen e përsonit të fundit. Këtë të premte zhvillohet finerali i parë privat për disa nga viktimat e shembjes së urës Morandi në Xhenova. Familjarët e 17 personave qe humben jeten kanë kundërshtuar funeralin shtetëror që do të mbahet të shtunën në roën 11 në praninë e Presidentit të Republikës, Sergio Mattarella.



"Ne nuk duam një ceremoni farsë. Djali im nuk do të bëhet një numër në listën e vdekjeve të shkaktuara nga dështimet italiane?, ka thënë babai i një prej 4 viktimave.



Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës njoftoi krijimin e një komisioni të posaçëm për hetimin e kompanisë koncensionare. Nga ana tjetër, hetimi i tragjedisë së Genovas do të kërkojë kohë për të përcaktuar fajtorin, por ndërkohë, autoritetet italiane duhet të hartojnë plane afatgjata per infrastrukturorne.
Recommended