Divjakë, diplomatët nga Prishtina vizitojnë pelikanin kaçurrel në Karavasta

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Divjaka përveç turisteve të zakonshëm, këtë fundjave ka pasur mysafire ambasadorët e akredituar në Kosovë, të cilët shoqëroheshin nga vizitorët.
Parku kombëtar Divjakë-Karavasta, me resurse të shumta dhe bukuri natyrore ka joshur diplomatet e huaj me seli në Prishtinë për të kaluar fundjavën në pyllin e dendur me pisha, pranë Lagunës së Karavastasë. Prania e pelikanit kaçurrel i vetmi i këtij lloji në të gjithë Evropën, mahniti vizitorët.
Diplomate: Parku më ka pëlqyer shumë, erdhëm me ftesë të zyrës së turizmit në Kosovë, Erdhëm enkas nga Kosova për të parë natyrën e paprekur në Divjakë, dhe pelikanin kaçurrel.
Diplomat: Mendoj që është një pasuri natyrore shumë e rrallë dhe e bukur,. pelikani kaçurrel është ndër llojet më të veçantë. Më vjen mirë që autoritetet shqiptare kanë marrë masa për të mbrojtur këtë shpend të rrallë dhe parkun kombëtar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/diplomatet-nga-prishtina-vizitojne-pelikanin-kacurrel-ne-karavasta/

Recommended