Ora News - Dita ndërkombëtare e ligatinave, Klosi viziton Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Data 2 shkurt përkon me ditën ndërkombëtare të Ligatinave ose siç njihet ndryshe, sistemet e tokave të lagura. Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, vizitoi Parkun Kombëtar të Karavastasë, nga ku prezantoi dhe risitë që dhuron ky park për të gjithë vizitorët.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Ligatinave, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi vizitoi Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta, ku evidentoi dhe tre risi që ky park dhuron për çdo turist.

?Kemi ardhur për të promovuar tre destinacione të reja të Parkut Kombëtar Divjakë Karavastasë. E para është monitorimi i pelikanëve dhe do të jetë një atraksion i shkëlqyer për shumë turistë që vizitojnë këtë park, por po ashtu edhe ndërtimi i një spitali të vogël ku do jenë kushtet 100 % të mbrojtjes së natyrës për kafshët e dëmtuara dhe për zogjtë e dëmtuar të kësaj zone dhe po ashtu do të vazhdojmë me mbjelljen e pemëve?, tha Ministri Klosi.

Vitin e shkuar, këtë park e vizituan 1 milion turistë, ndaj dhe Klosi tha se mbetet në fokus që edhe gjatë këtij viti, numri i vizitorëve të rritet.

?Eshtë objektiv i rëndësishëm i Ministrisë së Turizmit për vitin 2020 që turizmi të shndërrohet në një turizëm masiv kombëtar dhe po ashtu edhe për tu afruar edhe për turistët ndërkombëtar, por ajo cfarë ne duam të promovojmë gjatë gjithë këtij viti është bukuria natyrore e vendit tonë. Fillojmë sot nga Dita e Lagunave në këtë Park dhe do të vazhdojmë pa pushim për të promovuar cdo ditë nga një bukuri natyrore të vendit tonë për t? ju afruar turizmit shqiptar, dimensionin e tij unikal që është bukuria e natyrës?, tha Klosi.

Më pas ata vizituan ishullin e pelikanëve, ku me anë të një kamere të vendosur aty 24 orë dhe të lidhur me faqen ëeb të Ministrisë mund të ndiqet jeta e shpendëve, të cilët kanë zgjedhur këtë park, si vendbanimin e tyre të përhershëm.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/dita-nderkombetare-e-ligatinave-klosi-viziton-parkun-kombetar-divjake-karavasta

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended