Serbët e Kosovës kërkojnë heqjen e tarifës 100 % nga Prishtina - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Pak ditë pasi krerët e katër komunave serbe në Veri të Kosovës njoftuan dorëheqjen pas vendosjes së taksës 100% nga qeveria e Kosovës ata vendosin të takohen me presidentin Aleksandër Vuçiç në Beograd.Kreu i Listës Serbe Goran Rakiç, njoftoi se në takim do të vendoset për hapat e mëtejshëm dhe përgjigjen e Beogradit ndaj tarifave të Prishtinës. Sipas të dorëhequrve, masat e reja rendojnë në kurriz të qytetarëve serbë dhe përbëjnë kërcënim për jetën e tyre në territorin e Kosovës.Rakiç u shpreh se në Mitrovicë do të vijojnë protestat paqësore kundër masave dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga ana e Prishtinës.Një ditë më parë, kryeministrja serbe Ana Brnabiç njoftoi se i ka lenë 90 ditë afat Prishtinës të zgjidhë problemin, në të kundërt çështja do të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.Ndërkohë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ende nuk ka një reagim për dorëheqjen e kryetarëve të komunave. Lidhur me tarifën 100% për mallrat serbe shefi i qeverise se Kosove e ka beret e qarte se nuk do te ketë tërheqje.
Recommended