Report TV - Tahiri: 9000 policë privatë, paga jo më pak se 33 mijë lekë në muaj

  • 7 years ago
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kërkuar standarde europiane për policitë private.

Gjatë një takimi me përfaqësues të shoqërive private të sigurisë publike, Tahiri tha se përmirësimi i standardeve për policinë private duhet të nisë nga pagat e 9000 punonjësve.

Tahiri kërkoi nga shoqëritë private të respektojnë ligjin për pagat minimale. Sipas tij, nuk duhet të ketë punonjës të policisë private me pagë më të vogël se 350 mijë lekë në muaj.

"Zbatoni detyrimet ligjore dhe kontraktuale me kompanitë. Brenda një muaji secili të përmbushë detyrimin ligjor duke paguar me minimumin që përcakton ligji për çdo punonjës. Kështu iu themi shqiptarëve se ofrojmë një standard më të lartë sigurie, pra që 9000 punonjësit e policisë private paguhen minimalisht nga 330 mijë lekë në muaj. Realiteti juaj në letra është siç e kërkon ligji, e vërteta ëhtë se ka puononjës që paguhen as sa gjysma e asaj që përcakton ligji. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Kemi të gjtiha mundësitë që të ofrojmë më shumë siguri, standarde cilësore, në raport me punën që bëni për qytetarët, bizneset dhe sigurinë e përgjithshme", u shpreh Tahiri.

Recommended