Ora News – Mbillen 500 peme te reja ne Liqenin e Kasharit, Veliaj: Ulim ndotjen!

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën nismën ?E dua Pemën? në liqenin artificial të Kasharit u mbollën 500 pemë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se zona e liqenit artificial të Kasharit do të kthehet në një park të madh urban.
Veliaj: Fillojmë një projekt të ri, siç bëmë në Farkë, ashtu edhe për liqenin e Kasharit. Këto 500 pemë do të konturojnë perimetrin e liqenit të Kasharit, i cili është pjesë e projektit tonë për Pyllin Orbital. Po shfrytëzojmë ditët ideale që është muaji janar, shkurt, për të kryer mbjelljet rreth e qark Unazës së Madhe të Tiranës. Kjo është një zonë e cila ka një potencial fantastik. Ka qenë një premtim i yni që liqenin e Kasharit, që është kaq afër me autostradën Tiranë-Durrës, ta kthejmë në park urban.
Kryebashkiaku ftoi qytetarët që të kontribuojnë në ruajtjen e pemëve dhe të mos ndotin liqenin. Duke folur për linjën e re urbane për këto zonë, ndërsa paralajmëroi një inspektim në të gjitha linjat, javës që vjen.
Veliaj: Do të bëjmë inspektime në të gjithë linjat, gjatë gjithë javës që vjen. I ftoj të gjithë qytetarët të na ndihmojnë. Është shumë e rëndësishme të telefonojnë në Bashki në 0800-0888 për të identifikuar të gjithë ato problematika apo individë që nuk shërbejnë me cilësi.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbillen-500-peme-te-reja-ne-liqenin-e-kasharit-veliaj-ulmin-ndotjen/

Recommended