Ora News – Këshilli i Sigurisë mblidhet për Balilin e drogën. Nishani: Rrezikshmëri e lartë
  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mos arrestimi i Klement Balilit, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge por dhe lufta kundër krimit, trafikut të narkotikëve, pastrimit të parave nuk kanë dhënë rezultate konkrete duke ndikuar edhe në imazhin e shtetit shqiptar.
Presidenti Nishani e etiketoi situatën?shumë problematike dhe komplekse dhe me rrezikshmëri të lartë.
Ky shqetësim nxiti dhe thirrjen sot të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë. E kërkuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ? pak ditë më parë- dhe e drejtuar nga Presidenti Nishani mbledhja zgjati për gati dy orë dhe u zhvillua pa praninë e kryeministrit Rama por as të zv/ kryeministrit, prania e të cilit u refuzua nga Presidenca.
?Presidenti i Republikës, Bujar Nishani theksoi që në fillim se shqetësimi i ngritur është serioz, legjitim, i nevojshëm për të nënvizuar më fort angazhimin dhe bashkërendimin e veprimeve të agjencive ligjzbatuese të lidhura drejtpërdrejtë me sigurinë kombëtare? thuhet në njoftimin e presidencës
?Çështja ?Balili?, përtej nivelit kombëtar i tejkalon përmasat individuale të rastit në fjalë, sepse ajo është shtrirë dhe ka marrë përmasa të zgjeruara gjeografike në disa shtete fqinje dhe aleate dhe për këto arsye, mbledhja e sotme u thirr pikërisht për të diskutuar, përcaktuar dhe këshilluar mbi hapat e marrë, ndjekjen dhe vijueshmërinë e veprimtarive institucionale të agjencive ligjzbatuese lidhur me hetimin e mëtejshëm të saj.? ? u shpreh Presidenti Nishani.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/balili-nishani-mbledh-sot-keshillin-e-sigurise-kombetare/
Recommended