Mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare për Balilin - News, Lajme - Vizion Plus
  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Këshilli i Sigurisë Kombëtare diskutoi per afro dy ore mbi çështjen Balili, e cila ka përplasur ashpër mazhorancen me opozitën, por ka krijuar tension edhe mes dy aleateve ne qeveri. Presidenti Nishani mësohet se ka prezantuar kërkesën e kreut te kuvendit Ilir Meta, per te shqyrtuar punën e organeve ligjzbatuese per arrestimin e te shumëkërkuarit per trafik droge Klement Balili, e cila deri me tani rezulton e dështuar. Ne mbledhje mungoi kryeministri Edi Rama, per shkak te vizitës zyrtare Kosove. Ndërkohe qe presidenca nuk ka pranuar qe ate ta zëvendësoje zëvendëskryeministri Niko Peleshi. Ne takimin e thirrur nga Presidenti Nishani, morën pjese Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Policisë se Shtetit Haki Cako, ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, i Financave Ahmetaj, i Energjetikes Gjiknuri, ministri i Jashtem Bushati, ministri i sapozgjedhur i Drejtesise Vasili, kreu i SHISH Visho Ajaz Lika, si dhe kreu i Komisionit te Sigurisë Spartak Braho. Ne mbledhje është diskutuar përgjegjësia institucionale per mosarrestimin e Balilit, i konsideruar si Eskobari i Ballkanit. Kreu i shtetit e mblodhi Këshillin, pas kërkesës se kreut te Kuvendit Ilir Meta. Ai ka shpjeguar se kërkesën e beri pasi ne takimin qe ka pasur me Sekretarin e Departamentit Amerikan te Shtetit per luftën kundër trafikut te drogës dhe krimit te organizuar, i eshte kërkuar qe çështjen ?Balili? ta ngrejë ne instancat me te larta shtetërore ne Shqipëri. E sipas Metës, nuk ka institucion tjetër vec Këshillit te Sigurisë Kombëtare, ku mund te diskutohen çështje te tilla te mprehta.
Recommended