Report TV - Kënd i ri lojërave, Veliaj: Edhe në 2017, fëmijët fokusi i bashkisë

  • 7 years ago
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka pasur fokus kryesor në vitin e parë të mandatit fëmijët dhe teksa ka përuruar këndin e tetë të lojërave në njësinë 7, ai ka deklaruar se edhe 2017 do t?u dedikohet atyre.

Në përurimin e këndit të lojërave në Rrugën ?Kongresi i Lushnjes? Veliaj ka garantuar se investimet e Bashkisë së Tiranës do të vijojnë, dhe se pavarësisht problematikave që ka qyteti, fëmijët do të marrin gjithmonë një vëmendje e veçantë.

?Dua t?i siguroj prindërit, gjyshërit, gjyshet që sa të jemi në Bashkinë e Tiranës, do të investohemi çdo ditë te një qytet më i mirë për fëmijët tanë. E di që qyteti ka shumë problematika, megjithatë besoj se si çdo familje, fëmijët janë të parët, ashtu edhe në familjen tonë të Bashkisë së Tiranës, fëmijët e Tiranës janë të parët?, tha Veliaj.

Në një sipërfaqe prej 1200 m2, është ndërtuar një fushë futbolli, module të ndryshme lojërash për fëmijë, si dhe janë vendosur shtylla ndriçimi të reja dhe kosha mbeturinash.

Recommended