Report TV - Veliaj përuron lulishten dhe këndin e ri të lojërave pranë stadiumit

  • 5 years ago
Këndi i 40-të i lodrave në Tiranë ndodhet pranë stadiumit ?Arena Kombëtare?. Një zonë e degraduar deri pak javë më parë, por falë ndërhyrjes të Bashkisë së Tiranës, ajo është transformuar tërësisht: mjedise çlodhëse, shatërvan, rrugica me pllaka dekorative, ndriçim, stola, kosha, pemë dhe lule. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me deputeten e PS, Vasilika Hysi dhe donatorët inspektuan përfundimin e punimeve, ku theksoi se shprehja bashkimi bën fuqinë në Tiranë vlen më shumë se kudo tjetër.

?Në tollovinë tipike shqiptare, ku çdo gjë është kthyer në kompensim prone, e privatizuar, e zaptuar, e legalizuar, e hipotekuar, mundëm të gjejmë një hapësirë dhe të ?qërojmë? disa prona, të cilat i shpëtuan kësaj zallamahie. Me agjencitë e bashkisë dhe me miqtë donatorë e filluam punën për vit të ri dhe e mbaruam në më pak se një muaj. Një punë kolosale për të transformuar një hapësirë urbane në Njësinë 2?, tha Veliaj.

Recommended