Report TV - Veliaj përuron këndin e dhjetë të lojërave: Investojmë në çdo lagje

  • 7 years ago
Fëmijëve të Tiranës u është shtuar edhe këndi i dhjetë i lodrave, i cili është konceptuar si një hapësirë argëtimi për të gjitha grupmoshat.

Investimi i Bashkisë së Tiranës ka marrë mbështetjen e Bankës Raiffeisen dhe përfshin module të ndryshme lojërash, një shatërvan, ndriçim dhe gjelbërim të zonës.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se projekte të ngjashme do të vijojnë në çdo njësi administrative.

?Jam shumë entuziast që hapim këndin e 10-të të lodrave. Mbaj mend se vjet, pasi përfundoi sherri te Liqeni, thashë jo vetëm që ai kënd lodrash do ishte sukses, por do bëjmë nga një të tillë në çdo lagje. Kishte shumë njerëz që thoshin pse i bëni te Liqeni dhe jo nëpër lagje? Përgjigja jonë ishte: Do t?i bëjmë edhe te Liqeni, edhe nëpër lagje?, tha Veliaj.

Duke i konsideruar investime të tilla si një pasuri për të gjithë komunitetin, kryebashkiaku kërkoi bashkëpunimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e tyre.

Recommended