Ora News - Basha: Me shkarkimin e Manjanit u provua se Rama është peng i krimit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kan komentuar shkarkimin e Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Në një dalje për mediat nga selia blu, Basha tha se Manjani konfirmoi denoncimet e opozitës për kapjen e shtetit nga krimi dhe sipas tij thyerja e kodit të heshtjes i kushtoi dhe karrigen e Ministrit.
Basha kujtoi se Manjani nuk është i vetmi Ministër që ka denoncuar lidhjen e qeverisë me krimin, drogën, dhe rrezikun për zgjedhjet e lira.
Shefi i opozitës tha se arroganca me të cilën Rama shkarkoi sot Ministrin Manjani dhe nënshtroi Ilir Metën është shprehje e sigurisë që i jep pushteti i krimit dhe parasë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-manjani-konfirmoi-denoncimet-e-opozites/

Recommended