Ora News – Muri, Berisha thirrje: Kosova t’i dalë zot territorit të larë me gjak

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish kryeministri Sali Berisha bën thirrje autoriteteve të Kosovës të shkatërrojnë një minutë e më parë murin.
Në fjalën e tij në Kuvend Berisha akuzoi Ramën se shkelmoi interesat e Kosovës
Berisha: Aleksandër Vuçiç është kryeministri që Edi Rama ka takuar më shumë përveç Papandreut. Pas këtyre takimeve niset treni. Diplomatë të huaj më kanë thënë se flitet për një marrëveshje, se kjo çështja e ndarjes, ta dini ju, kjo është as një muaj nuk kam pas kryeministër, u bë samiti i Selanikut dhe gjatë një drekë Drashkoviçi më thotë të mblidhemi 48 orë dhe e zgjidhim bashkë çështjen e Kosovës. Vuk i them çdo gjë do zgjidhni me udhëheqësit e Kosovës, po të kesh probleme me Shqipërinë ulemi dhe e diskutojmë bashkë. Qëllimi për ndarjen në mënyrë kategorike, dhe u jam mirënjohës SHBA-së që qëndronin në mënyrë kategorike ndarjen.
Aty janë tre apo dy komuna. të atilla ekzistojnë në çdo shtet por ato bëhen në emër të Serbisë së Madhe. Unë isha kategorik dhe nuk mund të diskutohej.
Hapi i parë është ndërtimi i murit.
Cfarë do të thotë ajo. Ti dalin zot territorit të tyre. E ndërtoi Beogradi murin. Muri është projekt i Serbisë së Madhe, pastaj nxorrën kokën me Haradinaj, në kundërshtim të hapur e flagrant. Gjykata e Hagës me 300 milionë buxhet është ngritur vetëm për Kosovën. Jua them unë për krimet e luftës që supozohet mund të kenë kryer në Kosovë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/muri-berisha-thirrje-kosova-ti-dale-zot-territorit-te-lare-me-gjak/

Recommended