Censura në komunizëm, Maks Velo: Enver Hoxha i kishte artistët, si peshqir për të larë duart me gjak
  • 5 years ago
?Censura dhe vet-censura në Shqipërinë komuniste?. Kjo temë bëri bashkë në Akademinë "Marubi" artistë të zhanreve të ndryshme. Arkitekti dhe piktori Maks Velo solli nëpërmjet rrëfimit të eksperiencës së tij personale, se si ndikonte regjimi asokohe tek artistët. Që në krye të bisedës, Velo u shpreh, se që të ekzistojë censura duhet që të ekzistojë liria e krijimit. Censura edhe auto-censura për të janë një kufizim i lirisë së krijimit, që në atë periudhë nuk ekzistonte.

?Liria e krijimit është procesi ku kryhet fekondimi i artit të vërtetë. Realizmi socialist i kastronte artistët pastaj i linte të lirë në jetë. Por nuk mundet që t?i kërkosh një eonuku, përse nuk lind fëmijë, se nuk ka spermë. Realizmi socialist i mungonte sperma artistike edhe nuk kishte sesi të bënte vepra arti... Pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, ne të burgosurit prisnim se ku do të dilte Enver Hoxha për herë të parë. Po e prisnim. Doli tek Galeria e Arteve me artistët. Për këtë janë fotot. Pse e theksoj këtë? Enver Hoxha i kishte artistët, Lidhjen e Artistëve, si peshqir për të lartë duart me gjak. Atje i lau duart, tek Lidhja e Artistëve?, shprehet ndër të tjera Maks Velo.
Recommended