Ora News – Të premten shorti: Emrat e 52 kandidatëve për KED

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta do të hedhë shortin për të zgjedhur anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ditën e premte më datë 27 janar.
Zyra e Kuvendit bën të ditur se 4 insititcione, Gjykata Kushtetuese ka propozuar të 8 anëtarët e saj, Gjykata e Lartë ka propozuar 18 gjyqtarë, KLD ka propozuar 28 emra dhe Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar 8 propozime.
Gjithësej janë 52 emra për 9 vende në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i parë i arkitekturës së sistemit të drejtësisë pas kushtetutës së miratuar në 21 korrik.
Nga shorti do të përzgjidhen 9 anëtarët e këtij këshilli që kanë një mandate 1 vjeçar.
Dy anëtarët e Këshillit do vijnë nga Gjykata Kushtetuese, 1 nga Gjykata e Lartë, 1 nga Prokuroria e Përgjithshme, dy gjyqtarë nga Gjykatat e Aplit dhe një nga Gjykata Administrative.
Shorti do të hidhet në ambientet e Kuvendit dhe do të jetë i hapur për mediat si dhe do të zhvillohet në prani të përfaqësuesve të institucioneve përkatëse, Avokatit të Popullit, përfaqësuesve të grupeve parlamenetare dhe në prani të përfaqësuesve ndërkombëtarë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-premten-shorti-emrat-e-52-kandidateve-per-ked/

Recommended