Ora News – Lezhë, 50 euro policit të rrugores për të mos i bllokuar patentën, arrestohet

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një drejtues automjeti përfundoi në prangat e policisë për mitdhënie.
Blutë arrestuan Gezim Hidrin, 22 vjeç, banues në Laç, pasi ky i fundit i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit për shkeljen e bërë.
?Ky shtetas në aksin rrugor Laç-Lezhë, gjatë operacionit të zhvilluar nga policia rrugore me objekt ndëshkimin e kundërvajtësve që ecin me shpejtësi, është konstatuar duke lëvizur me mjetin e tij me shpejtësi tej normave të lejuara. Në momentin e ndalimit dhe ndëshkimit administrativ me pezullim leje drejtimi , i ka ofruar 50 Euro punonjësit të policisë të qarkullimit rrugor për të shmangur pezullimin e lejes së drejtimit? informon policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan Eurot edhe automjeti.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/50-euro-policit-te-rrugores-per-te-mos-i-bllokuar-patenten-arrestohet/