RTV Ora - Lezhë vrasja pë pronën arrestohet autori

  • 5 years ago
#rtvora

Një vrasje me armë zjarri tronditi Lezhën mëngjesin e së mërkurës. Ngjarja ndodhi rreth orës 8:00 , në fshatin Mërqi ku viktimë mbeti shtetasi Gjin Marku 64-vjeç i cili ishte kryeplak i fshatit.

Ai është qëlluar me breshëri automatiku teksa po mblidhte barin në një parcele pranë banesës së tij.

Nga të shtënat 64-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes bëri të ditur se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, shtetasin Tonin Gjini nga Kashnjeti me banim në fshatin Mërqi dhe ishte dhëndër i familjes së viktimës.

Krimi për barin e korrur

Nga hetimet paraprake të policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes viktimës dhe autorit. Ky i fundit i kishte kërkuar mikut të tij që ti jepte barin që kishte korrur, por kjo nuk është pranuar nga viktima. Në momentin kur ka parë 64-vjeçarin që po mblidhte barin dhe po e ngarkonte në kamionçinën e tij, autori ka marrë armen dhe ka qëlluar në drejtim të mikut të tij duke e lënë të vdekur në vend.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/te-shtena-me-arme-zjarri-ne-lezhe-dyshohet-nje-te-vdekur

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended