Ora News – INSTAT, tremujori i tretë i 2016, rritje ekonomike 3.08%

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Produkti i Brendshëm Bruto është rritur me 3.08% në tremujorin e tretë 2016. Drejtorja Delina Ibrahimaj një intervistë të dhënë për Ora News, shprehet se kontribut pozitiv ka dhënë hoteleria dhe transporti, ndërsa më pak industria nxjerrëse. Sipas Ibrahimaj, rritja e çmimit të hidrokarbureve ka ndikuar negativisht për ekoniminë, ku pasoja janë ndjerë për tregëtinë që ka lidhje të drejtpërdrejtë me të.
Ekonomia ka pësuar një rritje për tremujorin e tretë të 2016 me 3.08 % kundrejt të njëjtit tremujor të një viti më parë. Në një intervistë të dhënë për Ora News, drejtorja e INSTAT Delina Ibrahimaj shprehet se kontribut pozitiv e ka dhënë tregia e hoteleve, resotranteve dhe transporteve, por edhe ndërtimi dhe aktivitet financiare dhe të sigurimit. Negativisht kanë ndikuar industria dhe shërbimet administrative, ndërsa kontributin më të ulët e kanë dhënë taksat neto.
Sipas drejtores Ibrahimaj, çmimet e hidrokarbureve dhe kostot që vijnë prej saj kanë ndikuar në fuqinë e industrisë nxjerrëse.
Ibrahimaj: Rritja është ndikuar nga grupe tregti ? hotele ? restornat dhe transport, i cili dha një kontribut me 1.12 pikë përqindje në shifrën e rritjes ekonomike. E djekur nga ndërtimi. Me kontribut negative rezultoi grupi industri, energji dhe uji. Ky kontribut është ndikuar nga rritja negative e sektorit e industrisë nxjerrëse, i cili prej disa tre mujorësh ka një kontrubut negative në rritje dhe një rritje negative pasi është ndikuar nga çmimet ndërkombëtare të karburanteve të cilat ndikojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/tremujori-i-trete-i-2016-rritje-ekonomike-3-08/

Recommended