Prezantohet pakoja e tretë e masave ekonomike

  • 4 years ago
Kryeministri teknik, Oliver Spasovski sot prezantoi pakon e tretë të masave ekonomike. 335 milionë euro nga buxheti do të shpenzohen për 730 mijë qytetarë. Në shtyllën e parë planifikohet 100 mijë qytetarë të marrin nga 9000 denarë përmes kartelave pagesore. Mjetet do të mund t?i shfrytëzojnë personat e papunë, ata që kanë të ardhura deri në 15.000 denarë si dhe qytetarët që marrin ndihmë minimale nga shteti. Mund të blejnë produkte vendore  dhe të paguajnë shërbime brenda në vend. Për këtë, janë planifikuar 16 milionë euro.




?Me këtë masë përforcohet konsumi vendor me fokus të produkteve dhe shërbimeve vendore. Rriten pagesat jo në dorë dhe me këtë ulet ekonomia gri, por para se gjithash rritet fuqia blerëse e qytetarëve- deklaroi Oliver Spasovski- kryeministër teknik.

Në mënyrë plotësuese janë planifikuar nga 100 euro për 100 mijë qytetarë në formën e kuponëve për pushime verore në të gjithë vendin. Kjo do të vlejë për punonjësit që nuk kanë pagë më të madhe se 250 euro dhe nuk kanë të ardhura shtesë. Për të rinjtë parashikohen vauçerë prej 6 mijë denarësh - për pjesëmarrje në fakultet ose për akomodim në konvikte studentore për fëmijë nga familje me të ardhura të ulëta. Për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare, planifikohen nga 500 euro për trajnime në IT, dhe kjo vlen për 7 deri në 10 mijë persona. Parashikohen fundjavë pa TVSH në dyqanet e veshjeve, teknikë të bardhë, mobilje si dhe para për ata që kanë humbur punën e tyre mes 11 marsit dhe 30 prillit. Pakoja nuk është ryshfet parazgjedhor, thonë nga qeveria, si përgjigje për opozitën.

"Ne kishim zgjedhje të caktuar për 12 prill kur nuk kishte COVID dhe asnjë krizë shëndetësore. Pse atëherë nuk i morëm masat dhe të thoshim se do të sjellim masa të tilla? - pohoi Oliver Spasovski- kryeministër teknik.

Sot, opozita akuzoi përsëri se masat e qeverisë janë ryshfet për qytetarët dhe përpjekje për t'i blerë ato me masa jo thelbësore. VMRO-DPMNE akuzon se në pakon e sotëm të masave nuk ka ndihmë për ekonominë dhe ekziston rreziku që kompanitë të dështojnë dhe mijëra punëtorë të humbasin punën e tyre.

Bojan Stojanovski

Recommended