“Rikthimi i masave kufizuese, vetëm nëse mbushen spitalet”

  • 4 years ago
Ministria e Shëndetësisë nuk planifikon shtrëngimin e masave pavarësisht shifrave në rritje të të infektuarve me Covid-19. Ministri Filipçe në një deklaratë për Alsat tha se respektimi i protokolleve dhe masave për mbrojtje mund të ulin numrin e të infektuarve. Megjithatë ai nuk përjashton mundësinë për rikthimin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve nëse situata përkeqësohet. Për momentin Filipçe thotë se në spitalet e vendit ka kapacitete të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve me Covid-19.