Ora News – Arrestimi i Haradinajt, zëri i Shqipërisë ndaj Serbisë të jetë më i qartë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministrja e Dialogut në qeverinë e Kosovës Edita Tahiri thotë se Serbia po bën këto përpjekje për të vënë në hije përgjegjësinë që ka Serbia në shkatërrimin e Kosovës.
Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News Edita Tahiri zonja Tahiri ka një porosi për diplomacinë shqiptare ajo duhet të jetë e qartë lidhur me qëndrimin e saj ndaj Serbisë pas arrestimit të Ramush Haradinajt
Edita Tahiri: Dua të jap porosi dhe për diplomacinë e Shqipërisë, meqë ka pasur kontakte dhe vizita reciproke mes dy shteteve. Ky është një kanal i rëndësishëm komunikimi. Shqipëria të shprehë qëndrime të qarta në raport me Serbinë dhe sjelljet jo europiane dhe destruktive të saj. Në këtë rast dhe zëri i Shqipërisë dhe për rastin e Haradinajt duhet të dëgjohet më i qartë.
Ndalesa e zotit Haradinaj dje në aeroportin e Bazelit është si rezultat i destruksionit të Serbisë që vazhdon të përdorë disa fletë arresti mbi luftëtarët e UÇK-së dhe që janë të kundraligjshme. Kjo sjellje e Serbisë tregon barbarinë e politikës serbe dhe mosgadishmërinë për të marrë përgjegjësinë për luftën dhe genocidin që ka bërë në Kosovë. Ajo bën këto përpjekje për të vënë në hije përgjegjësinë që ka Serbia në shkatërrimin e Kosovës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestimi-i-haradinajt-zeri-i-shqiperise-ndaj-serbise-te-jete-me-i-qarte/

Recommended