Idrizi: Duhen zgjedhje të parakohshme, opozita duhet të jetë më e qartë se çfarë kërkon

  • 5 years ago
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ?5 Pyetjet nga Babaramo? u shpreh se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme për të gjetur një zgjidhje politike. ?Mendoj se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme për të mos i lodhur shqiptarët dy herë. Pse jo për efekt të kostos, bashkë me zgjedhjet lokale?. Ai deklaroi se opozita duhet të jetë më e qartë në ofertën e saj, ndërsa shtoi se në momentin që mbaroi ultimatumi i studentëve për qeverinë, duhet të dilte me një qëndrim të fortë.

?Njerëzit që u është vrarë dhe fyer dinjiteti do të vinte një ditë që do të reagonin. Reagimi i studentëve, ishte i të gjithë shoqërisë shqiptare. Studentët janë pjesa më e lirë. Lëvizjet më të mëdha kanë ardhur nga studentët, që kanë përmbysur regjime. Ishte një surprizë e këndshme. Ligji për arsimin e lartë solli tollovi dhe nuk funksionon. Kërkesat e tyre ekonomike janë reflektim e gjendjes së tyre ekonomike. Kjo qeveri ka ikur në drejtim të paditur, nuk ka asnjë lloj ideje për ekonominë. Shqiptarët duan që të ikin nga ky vend. Shqiptarët paguajnë 37% të të ardhurave të tyre taksa. Merri zbatoji ato tetë pikat direkt, anulo edhe ligjin e arsimit të lartë. Ne ishim pjesë e shumicës atëherë, por nuk e votuam atë ligj.

Padyshim vendi duhet të kalojë në zgjedhje të parakohshme për të gjetur një zgjidhje politike. I gjithë sistemi ka nevojë të rishihet, jo të hiqen ca njerëz dhe të vihen ca të tjerë. Deputetët e PDIU? Janë ish-deputetë të PDIU, i mori kryeministri sikur mori 76 mijë votat e PDIU. Ne jemi i vetmi vend që nuk kemi bërë zgjedhje të parakohshme. Në 1997 është rasti, por nuk po flasim për një rotacion normal. Zgjedhjet e parakohshme janë ushtrim i demokracisë. Opozita ka problemet e veta, Shqipëria nuk e meriton këtë klasë politike. Opozita duhet të fuste kokën në protestë. Nëse është opozitë dhe parti politike e kishte detyrim jo ta shfrytëzonte, por të mbështeste studentët. Ditët që mbaroi ultimatumi opozita duhet të dilte të mbante një qëndrim të fortë. Opozita e ka detyrim jo vetëm të shfrytëzojë, por atë që nuk e zgjidh qeveria duhet ti dalë për Zot. Këtu ka të gjithë vitin që ka protesta kudo.

Rrallë mblidhemi nuk është se jemi opozitë që funksionon....merren vendime nga PD, Basha është lideri i partisë më të madhe. Opozita duhet ti jepte ultimatum qeverisë për studentët, kur përfundoi ultimatumi i tyre. Djegia e mandateve? Kjo opozitë duhet të jetë më e qartë se cfarë kërkon. Opozita sot është shumë vonë që të kërkonte zgjedhje të parakohshme. Të dilte me një ofertë të qartë për shqiptarët, jo thjeshtë ndërroni këta. Kjo është përgjigja jonë. Do dilni bashkë në zgjedhje? Mendoj se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të përgjithshme për të mos i lodhur shqiptarët dy herë. Pse jo për efekt të kostos, bashkë me zgjedhjet lokale. Ne nuk duam të bëjmë debat për tepsi dhe kusi, por për programe. Pse nuk bën njëherë debat Rama me Bashën, partitë të bëjnë me ekspertët?? deklaroi Idrizi në Report Tv.

Recommended