Report TV - Gjykata Speciale,hapet rruga për ndëshkimin e ish kryeministrave

  • 7 years ago
Kushtetuta e re Shqipërisë, e cila parashikon ngritjen e Gjykatës Speciale, për gjykimin e akuzave ndaj funksionarëve dhe ish-funksionarëve të lartë shtetëror, është reflektuar në Kodin e ri të Procedurës Penale. Projektligji me ndryshime, i hartuar nga ekspertët e nivelit të lartë, bazuar në praktikën gjermane dhe austriake, i hap rrugën shembjes së murit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, duke krijuar një bazë të re ligjore për rihapjen dhe gjykimin e dosjeve të krimit dhe korrupsionit, përgjatë të gjithë trajektores së pluralizmit në Shqipëri.

Recommended