Report TV - Shkodër, 65-vjeçari përplas për vdekje kalimtarin

  • 7 years ago
Mungesa e ndriçimit ka shkaktuar një tjetër aksident me vdekje në autostradën Shkodër- Hani i Hotit, një nga rrugët me problematike të qarkut Shkodër.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 21:00 pranë kryqëzimit të Vrakës kur automjeti me targë AA 352 LD, me drejtues shtetasin Rexhep Rrukaj, 65 vjeç, banues në Malësi të Madhe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas të seksit mashkull, rreth 50 vjeç dhe akoma i paidentifikuar.

Përplasja ka qenë fatale për 50 vjeçarin, i cili ka humbur jetën menjëherë, pasi ka marrë plagë të shumta në kokë.

Ndërkohë Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Trupi pa jetë ka qëndruar përreth 1 orë në asfalt pasi autoambulanca nuk ka mbërritur.

Recommended