Ora News –Rama: Atë që i bëri Saliu maleve të Krujës nuk ia bëri asnjë sulltan

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorë të përmbytur në zonën e Krujës, ku ka premtuar se ky qytet do të transformohet shumë shpejt, duke përmendur këtu rrugën e re që lidh Thumanën me Krujën. Ai tha se atë çfarë Sali Berisha i bëri Krujës nuk ia bëri asnjë sulltan.
Rama: Ne kemi filluar të investojmë për ta transformuar bashkinë e Krujës, por duke mos lënë mënjanë as Krujës dhe as ndonjë bashki tjetër ku duam të ndërtojmë njësi ekonomike. Kruja ka potenciale shumë të mëdha, historike, natyrore dhe patjetër edhe njerëzore. Ajo që është bërë me Krujën është e pashembullt në histori, siç ia hëngri malet Saliu Krujës, asnjë sulltan dhe gjithë sulltanët bashkë nuk ia hëngrën. Malet i gjetën dhe i lanë aty, ndërkohë që një zonë kaq e rëndësishme e historisë jo vetëm të Shqipërisë, në 20 e kusur vitesh u kthye në një platformë guroresh dhe çimentoje. Shumë shpejt do të nisë ndërtimi i rrugës që lidh Thumanën me Krujën, ndërkohë që do të investojmë në zonën historike dhe poshtë këtu në Fushë Krujë.
Kryeministri Rama tha se brenda këtij viti, të gjithë banorët e prekur nga përmbytjet do të dëmshpërblehen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ate-qe-i-beri-saliu-maleve-te-krujes-nuk-ia-beri-asnje-sulltan/

Recommended