Ora News –Gjyqtarja Andrea s’do të kthehet në detyrë deri në përfundim të gjyqit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila po gjykohet nga kolegët e saj për një rast korruptiv, do të qëndrojë e pezulluar derisa trupa gjyqësorë të shprehet me vendim përfundimtar. Kështu ka vendosur këtë të hënë pesëshja gjykuese pas kërkesës së avokatëve mbrojtës. Gjithashtu kjo gjykatë rrëzoi edhe kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për bashkshortin e saj, Odhise Andrea.
Tiranë- Anëtarja e Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, do të qëndrojë e pezulluar nga detyra derisa të përfundojë gjykimi ndaj saj për akuzën e korrupsionit pasiv, të ngritur nga Prokuroria e Përgjithshme.
Por Gjykata e Lartë pranoi që afati tremujor i pezullimit nga detyra të Andreas kishte përfunduar, duke i dhënë pjesërisht të drejtë avokatëve mbrojtës që pretenduan se që prej 17 tetorit ndaj saj nuk kishte patur masë.
Pavarësisht kësaj, Kolegji i Gjykatës së Lartë u shpreh se gjyqtarja nuk mund të kthehet në detyrë siç kërkoi mbrojtja përsa kohë ajo mund të rastisë në trupa gjyqësore të njëjta, çka do të kompromentonte procesin.
Ndërkohë Gjykata e Lartë hodhi poshtë kërkesën e avokatëve për të shpallur të pavlefshëm përgjimet ambjentale dhe telefonike ku shfaqej edhe gjyqtarja, gjithashtu u rrëzua edhe që rrëzoi kërkesën e avokatëve për zbutjen e masës së sigurisë ndaj bashkëshortit të saj, Odise Andrea, i shpallur në kërkim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gjyqtarja-majlinda-andrea-nuk-do-te-kthehet-ne-detyre/

Recommended