PD mbledh aleatët për reformën zgjedhore, Spaho: Votim dhe numërim elektronik- Ora News

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka mbledhur aleatët e saj për të diskutuar mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho tha se kishte diskutuar me aleatët për mënyrën se si do të votohen dhe numërohen votat, duke mbështetur sistemin elektronik.
Spaho: Tryeza e koalicionit të partive të djathta sot diskutoi rreth sistemit të votimit dhe numërimit dhe arritëm në konkluzionin e përbashkët për të mbështetur praktikën e votimit dhe numërimit elektronik.
Votimin biometrik dhe numërimin elektronik. Në tryezat e ardhshme të koalicionit do të vazhdojmë me çështje të tjera, të cilat përfshijnë sistemin zgjedhor, financimin e partive politike, marrëdhëniet me mediat, depolitizimin e mëtejshëm të sistemit zgjedhor si dhe çështje të tjera, të cilat janë me interes për të gjithë partitë pjesëmarrëse.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-mbledh-aleatet-per-reformen-zgjedhore-spaho-votim-dhe-numerim-elektronik/

Recommended