Ora News – Alpha Bank 250 paketa ushqimore për familjet në nevojë

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Alpha Bank ka shpërndarë 250 paketa ushqimore për familjet në nevojë në të gjithë vendin. Drejtori i AphaBank Periklis Drougkas tha se kjo ështe një formë për të sjellë festë në familjet që s?kan mundësi ekonomike.
250 familje në nevojë në të gjithë vendin kanë përfituar paketa ushqimore të financuara nga AlphaBank. Ndihma të shportës bazë të konsumit dhe disa pije freskuese janë shpërndarë nga Alpha Bank Albania në bashkëpunim me bashkitë më të mëdha në vend.
Drejtori i Përgjithshëm i Alpha Bank Albania z. Periklis Drougkas gjatë ceremonisë së shpërndarjes së paketave ushqimore tha se përmes këtij dhurimi banka synon të sjellë festa të gëzueshme tek familjet në nevojë.
Periklis Drougkas: Ne jemi sot këtu sepse duam tju japim dashurinë e familjes Alpha Bank nëpërmjet këtyre dhuratave të krishtlindjes. 200 paketa të tjera po shpërndahen në familjet në të gjithë Shqipërinë
Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, vlerësoi dhe theksoi rëndësinë dhe kontributin e Alpha Bank Albania në projekte të rëndësishme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/alpha-bank-250-paketa-ushqimore-per-familjet-ne-nevoje/

Recommended