Ora News –Pronësia e ish-hotel Vollgës për rigjykim në Gjykatën e Apelit

  • 7 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kolegji gjykues i Gjykatës së Lartë ka rikthyer edhe një herë në Gjykatën e Apelit për rigjykim çështjen e pronësisë për ish-hotel Vollgës në Durrës.
Çështja është dërguar në gjykatën e lartë nga kompania ?Saudi Brothers?, e cila pretendonte se ishte bërë padrejtësi. Sipas padisë së ?Saudi Brothers?, Hipoteka e Durrësit nuk ka vepruar drejtë kur ka refuzuar kërkesën e saj për të regjistruar pronën që është fituar me një vendim të vitit 1996, vendim të cilin Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi të njëjtin vendim
Në padinë e ?Saudi Brothers?, kërkohet që pronësia e regjistruar në emër të Zamir Hasës të anulohet pasi ajo ka qenë e padrejtë.
Pavarësisht këtij ankimimi, me një vendim të sajin, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës ka dhënë një vendim që njeh si pronar kompaninë arabe. Dy të tretat e pronës janë shitur tek Fejzi dhe Majlinda Kodra, ndërsa pjesa tjetër i është falur Emiljano Shullazit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pronesia-e-ish-hotel-vollges-per-rigjykim-ne-apel/

Recommended