Report TV - Reforma zgjedhore, PD: Po bllokohet, Platforma jonë zgjidhja

  • 7 years ago
TIRANE-Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se qeveria po bllokon reformën zgjedhore. Përmes Oerd Bylykbashit, PD theksoi sot se platforma e tyre është depozituar që me 17 maj dhe është i vetmi draft sipas tyre që i jep zgjidhje problemit të zgjedhjeve.

?Partia Demokratike ka prezantuar që më 17 maj të këtij viti një platformë të plotë për Reformën Zgjedhore. Eshtë një platformë e cila trajton në mënyrë shteruese të gjitha shqetësimet e rënda konstatuar OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias në zgjedhjet e fundit dhe që janë të domosdoshme për tu trajtuar në mënyrë që zgjedhjet e 2017 të jenë të lira dhe të ndershme".

Recommended